Home Aktualitet Grabiti argje...

Grabiti argjendarinë në Shkodër, 35-vjeçari kapet pas 12 vitesh në Spanjë

16
0

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të premte në Spanjë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

35-vjeçari akuzohet për tentativë vjedhjeje me armë në një argjendari në Shkodër, ku mbeti i plagosur një person.

“Shtetasi akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri. Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas rifillimit të hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës. Bazuar në këto hetime, në muajin shkurt 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 35-vjeçait, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit