Home Aktualitet Albin Kurti: ...

Albin Kurti: Republikën e kemi nga lufta çlirimtare, Kosovën e ndërtuam me aleatët!

82
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar pavarësinë në mbledhjen festive të qeverisë që është mbajtur këtë të shtunë, datë 17 Shkurt. Ai ka vlerësuar rezistencën e popullit shqiptar për liri dhe ka theksuar se prejardhja e Republikës së Kosovës është nga lufta çlirimtare.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta  çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, është shprehur ai.

Më tej, kryeministri i Kosovës ka falenderuar dhe aleatët, pasi siç tha, ata kanë qenë mbështetja kryesore për ndërtimin e shtëpisë së përbashkët – Republikës së Kosovës.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të  çdo kursi politik dhe shoqëror.

Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, është shprehur kryeministri Albin Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit