Home ShowBiz Albina dhe fa...

Albina dhe familja Kelmendi në Eurovision 2023, Ronela: Mendoj se do të godasë

194
0

Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio vijon dhe si çdo vit vjen me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë.

Njëra prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm. Si fillim me kë do të bëjë gëzuar Ronela sonte në mbrëmje?

“Sigurisht me mamin dhe me të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër, më kanë suportuar në momente të vështira, më kanë bërë të qesh”.

Ronela ka edhe një koment për këngën fituese të Albina dhe familjes Kelmendi në Festivalin e Këngës. Kjo këngë do të na përfaqësojë në Eurovision 2023. Për këtë Ronela shprehet:

“Mua kënga më pëlqeu shumë dhe më duket gjetje e veçantë që është e gjitha familja pjesë e një performance. Jashtë do ta pëlqejnë sepse eurofansat kanë etje dhe dashuri për gjërat etno dhe mendoj se do të godasë. Këshilla është të investojnë në regjisorë dhe përformancë. Fansat jashtë e mësojnë përmendësh këngën nëse e pëlqejnë, nëse nuk e pëlqejnë, nuk e pëlqejnë që në fillim. Regjisori dhe perfomanca ka shumë rëndësi që ne nuk fakt nuk e kishim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit