Home Aktualitet Aldo Bumçi: N...

Aldo Bumçi: Nuk ka një hetim apo vendim që në PD ka pasur financim rus

96
0

Në selinë blu do të ngrihet një audit për çështjen e financimit rus. Anëtari i Komisionit të Auditit në PD, Aldo Bumçi tha për ”Euronews Albania”, se nuk ka një hetim apo vendim që në parti ka pasur financim rus. Ai shtoi se në periudhën që akuzohet se në PD ka pasur financime ruse, vendi ka qenë i mbuluar nga droga.

“Auditi është demonstrim i vullnetit të qartë politik, që kjo forcë nuk ka asgjë për të fshehur. Është ndër forcat pro-perëndimore që ekzistojnë. Auditi është shenjë e këtij vullneti. Kjo forcë nuk ka lidhje me ketë histori, nuk ka gjurmë.

Ne do bëjmë transparencë aq sa të mundemi. Nëse kalojmë tek qëndrimet politike, kjo forcë politike ka mbajtur qëndrime me kosto, duke penguar projekte serbo-ruse. Nuk ka deri më sot asnjë hetim, vendim që të thotë që janë para ruse. Ka një artikull të një gazete. Flitet për një dyshim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit