Home KRYESORE Hipokrizia/Al...

Hipokrizia/Alibeaj feston me grupin e tij: PD (Berisha) s’duhet të sulmojë Perëndimin për interesa personale

1593
0

Sot është 32 vjetori i themelimit të PD.

Berisha uroi i pari, si themelues dhe drejtues i forcës së parë politike opozitare në Shqipëri. Por edhe si kryetar i saj, sot.

Ky 32-vjetor i themelimit të Partisë Demokratike i ka gjetur demokratët të ndarë në dy grupe, atë të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.

Alibeaj me demokratët e grupit të tij është mbledhur për të festuar 32-vjetorin e themelimit të PD, ndërsa para demokratëve ka mbajtur edhe një fjalim.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se çdo përpjekje për të vendosur interesat personale e për të sulmuar Perëndimin duhet të ndalen.

“Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste.

Çdo tradhti, çdo largim nga këto vlerave është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar”, tha Aliebaj.

Pra edhe sot në këtë datë feste, Alibeaj sulmoi indirekt Berishën duke e quajtur antiperëndimor.

E ku ka shkuar hipokrizia në PD!

32 vite nga themelimi i PD, Berisha: Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit