Home POLITIKE Alibeaj veç m...

Alibeaj veç me 10 deputetë në fushatë, të tjerët kërkojnë vota për kandidatët e Berishës

214
0

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, janë përballë dy PD dhe maxhoranca. PD-ja zyrtare me Enkelejd Alibeajn në këtë garë nga vetëm 14 kandidatë nga 61 duhet që të ketë. Në më shumë se dy javë, që kur ajo nisi zyrtarisht edhe fushata elektorale, në krah të Enkelejd Alibeajt janë shfaqur shumë pak deputetë.

Deputetët krah Alibeajt në fushatë

1. Andia Ulliri
2. Arbi Agalliu
3. Eralda Bano (Tase)
4. Flamur Hoxha
5. Flutura Açka
6. Kreshnik Çollaku
7. Lefter Gështenja
8. Merita Bakiu
9. Orjola Pampuri

Të tjerë deputetë që janë me PD-në e Alibeajt, kanë dalur hapur krah kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke u rreshtuar me deputetët e Rithemelimit. Këta deputetë janë:

1. Ledjon Nallbati
2. Dashnor Sula
3. Dhurata Tuli (Çupi)
4. Ferdinant Xhaferaj
5. Gazment Bardhi
6. Ilda Dhori
7. Ramadan Likaj
8. Saimir Korreshi
9. Xhelal Mziu

Në mesin e deputetëve, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të rrinë në heshtje, duke kërkuar, kryesisht nga rrjetet sociale votën vetëm për logon zyrtare të PD. Në mes të këtyre deputetëve është Jorida Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit