Home Aktualitet Alimehmeti: V...

Alimehmeti: Vaksina të ndihmon për të shpëtuar nga pandemia. Varianti Delta ka transmetueshmëri të lartë

18
0

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka komentuar situatën epidemiologjike në vendin tonë dhe vaksinimin.

Ai është shprehur se situata epidemiologjike në Shqipëri është aq e ulët, pasi numri i rasteve dhe viktimave nga Covid-10, ka rënë ndjeshëm.

Për sa i përket lëvizjeve të njerëzve jashtë Shqipërisë, mjeku ka theksuar se tamponi negativ që kërkohet në shumë shtete për lëvizjen e lirë është një gabim i madh. Ai shton se vaksina të ndihmon për të shpëtuar nga pandemia.

“Është një hap përpara. Kur diskutohej kjo pjesa e vaksinës, për 1/3 e parë të popullatës do kishte shumë shtysë për të bërë vaksina por nuk do të kishte vaksina. Jemi te faza që tashmë është e hapur, nuk është më ai vrull, ajo kërkesë dhe ajo mungesë aq e madhe nga ana e vaksinave. Pra është një hap përpara.

Çdo shtet evropian  me të vërtetë ka një kornizë, por është çdo shtet më vete që formon rregullat e veta. Nga krahu tjetër ne duhet të kemi parasysh që situate epidemiologjike në Shqipëri është aq e ulët. Tamponi kërkohet në shumë shtete për lëvizjen e lirë dhe është një gabim shumë I madh sepse për sa i përket sigurisë epidemiologjike patjetër që vaksina është diçka shumë më e fortë se tamponi negativ. Shumica e shteteve prej Shqipërisë kërkojnë tampon negativ.

Ndërgjegjshmëria për këtë virus apo bakter tjetër duhet të jetë në nivelet e shëndetshme, jo në nivelet e obsesionit. Po të shohim të dhënat zyrtare dhe qarqet ku i kemi sytë më shumë janë qarqet ku ka më shumë turizëm,  qarqe ku shkojnë njerëz nga shumë shtet e qytete. Qarku i Vlorës, ka vetëm një rast aktiv. Me një situatë të tillë dhe me një person të vetëm në spital, tregon se situata është pothuajse bosh. Ky relaksim ndoshta mund të jetë i përkohshëm, por sot për sot, të paktën ti gëzohemi këtyre lajmeve të mira dhe të turizmit.”, tha Alimehmeti.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka komentuar variantin indian ‘Delta’, që tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë, janë konfirmuar dhe dy rastet e para.

Ai është shprehur se ky variant ka transmetueshmëri 40% më të lartë se variant britanik. Ai thotë vaksina ka ndihmuar  në luftën e variantit indian teksa shton se njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca, dhe jo një.

“Ka një transmetueshmëri më të lartë, rreth 40% më të lartë në krahasim me variantin britanik, pavarësisht nga mosha. Çka dimë nga CDC, mbi variantin Delta tregon shumë qartë që transmetueshmëria është shumë e lartë, hospitalizim është akoma edhe më i lartë në krahasim me variantet e tjera, CFR(vdekshmëria e rasteve të njohura) është 0,3 %, ndërkohë që në variantin britanik ishte 2%.

Kjo nuk shkon në linjë me faktin se hospitalizimi është më i madh dhe vdekshmëria është më e ulët. Mund të ketë ndihmuar procesi i vaksinimit, por këtu jemi duke folur për njerëz të pavaksinuar. Vaksinimi ka ndimuar për variantin Delta, por është treguar se duhen të dyja dozat e vaksinave AstraZenca dhe Pfizer, një dozë e vetme tregoi se nuk ndihmon dot.

Kjo nuk do të zhduket do përfundojë në një endemi. Do të ketë vatra shumë të mëdha, sepse shumë shtete nuk kanë fare vaksina, dhe rrugës do shuhen dhe do merren vatra të vogla. Megjithatë do presim vjeshtën pasi është vjeshta që tregon se ku është situata. E gjithë Europa është në rënia përjashtim bën Anglia dhe Rusia.”, tha Alimehmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit