Home Aktualitet Alvaro Morata...

Alvaro Morata: Shqipëria ishte spektakolare në kualifikuese, ja kush kualifikohet në “Euro 2024”

1681
0

Alvaro Morata ka bërë parashikimin e tij për skuadrat që kualifikohen nga Grupi B në “Euro 2024”, aty ku bëjnë pjesë Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria. Ylli spanjoll ka rezervuar fjalët më të mira për Kombëtaren tonë, duke e cilësuar “spektakolare në kualifikuese”.

“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kualifikohen dhe më lejoni të shtoj një gjë. Ata që shkojnë përtej grupit tonë do të shkojnë shumë larg, por do të jetë e vështirë.

Kroacia ka gen konkurrues i jashtëzakonshëm. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. I kishim përballë edhe në Europian, madje mund të kualifikoheshin. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ishte spektakolare në fazën e grupeve kualifikuese. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Nëse ul ritmin, je menjëherë nën presion. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh, ndërkohë që Italia fitoi Europianin falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, tha sulmuesi për “Gazzetta dello Sport”.

Morata ka një lidhje të fortë me Italinë, jo vetëm sepse ai luajti për Juventusin për katër vjet, por edhe sepse gruaja e tij, Alice Campello, është nga Venecia. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit