Home Aktualitet Ambasadori i ...

Ambasadori i Britanisë takon Celibashin: Reforma Zgjedhore të miratohet përpara zgjedhjeve

40
0

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin. Siç bëri të ditur ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjitha perspektivat politike duhet të përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”, tha ai. Së fundmi, ka nisur punën komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore me bashkëdrejtues Damian Gjiknurin nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Komisioni ka zhvilluar dy seanca deri tani online, pasi mbledhjet fizikisht janë bllokuar nga deputetë të opozitës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve herë pas here i ka bërë thirrje Kuvendit të adresojë ndryshimet e domosdoshme pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka theksuar nevojën e miratimit të reformës kohë para zgjedhjeve, për të mundësuar kohën e duhur për zbatimin e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit