Home Aktualitet Ambasadori i ...

Ambasadori i SHBA për situatën në veriun e Kosovës: Për krizën ka faj dhe Serbia

31
0

”Për tensionet në veri të Kosovës, përgjegjëse është dhe Serbia”,-tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Diplomati i Uashingtonit, në një konferencë për mediat në Pejë, tha se duhet ende shumë punë për tu bërë lidhur me organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, por vuri theksin në zbatimin e planit me 3 pika të Bashkimit Europian për dalje nga kriza.

“Kosova përfundimisht do të ushtrojë sovranitetin e saj, por veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe kështu mënyra se si Qeveria e Kosovës apo qeveritë e ardhshme të Kosovës e menaxhojnë situatën në veri, është diçka shumë e ndjeshme, dhe është diçka që ne duam të sigurojmë që të koordinohemi ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të shmangim tensionet ose momentet e krizës”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan adresoi dhe pyetjen nëse do të ketë ose jo masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, për mos respektimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve me Kosovën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit