Home POLITIKE Ambasadorja K...

Ambasadorja Kim e ftuar nderi në “Hemingway Jazz fest”: Jazz-i lindi në Nju Orlins!

5
0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e ftuar e nderit në mbrëmjen hapëse të “Hemingway Jazz fest”. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja tha se Jazz-i si rrymë muzikore e ka origjinën nga SHBA, më konkretisht nga qyteti i Nju Orlins.

Ambasadorja Kim theksoi se ky qytet ka qenë i përbërë nga një miks kulturash dhe “Jazzi” si rrymë, në fokus ka të ngrihesh më i fortë pas disfatave.

“Besoj se të gjithë e dini që Jazi ka origjinën në Nju Orlins. Ai banohej nga persona si punëtorë, biznesmenë, kriminelë, prostituta, skllevër, nga persona të thyer. Kjo është historia me të vërtetë, që të mos qëndrosh i thyer, por të ngrihesh i fortë pasi ke pësuar thyerjen.

Të ngrihesh, të çohesh. Në fakt më pëlqen shumë ideja që të thyerit, krijon bukurinë përmes thyerjes së rregullave dhe për mua kjo është Jazzi. Ju falënderoj të gjithëve, për këtë festival dhe të dëgjojmë pak muzikë Jazz”, tha Kim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit