Home Aktualitet Ambasadorja K...

Ambasadorja Kim: Politika të mos kërkojë hetimin e tjetrit, por të përgjigjet për vete

940
0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e mbajtur në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, tha se politika të mos kërkojë hetimin e tjetrit, por të përgjigjet për vete Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën e shpallur ”non-grata”, por për Yuri Kim ky nuk është standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi.

”Sipas normave dhe praktikave të miqëve tuaj SHBA, dhe miqëve të ardhshëm BE, Reforma në Drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm.

Do të quhet normale kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për Reformën në Drejtësi.

Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit