Home Aktualitet Analisti Hila...

Analisti Hila: SPAK-u po i plotëson dërishirën Berishës, edhe pse po bën hapa pas politikisht

232
0

Analisti Dritan Hila, thotë se më në fund po i plotësohet dëshira Berishës, kjo referuar kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit si deputet. Ndër të tjera Hila tha se Berisha po bën hapa pas politikisht, ndërsa zgjodhi të mos e komentonte atë juridikisht.

“Mendoj se ia plotësuam dëshirën Berishës. Po e kalojmë në rrugë ligjore, përmes Parlamentit. Rruga ligjore mbyllet këtu. Nga ana politike, nuk mendoj se Berisha arriti ndonjë gjë. Premtoi revolucion dhe mbushjen e shesheve dhe nuk realizoi këtë.

Kemi hyrë në vitin e tretë dhe nuk ka arritur t’ia dalë që të krijojë mosbindje civile apo për zgjedhje të parakohshme. Nuk e di sa produktive është e Berishës, pasi ka një të kaluar dhune.

Duke ndezur sallën e Parlamentit 6 herë nuk mendoj se ka arritur gjë. Është një betejë që po përfundon në derën e Berishës. Unë rezervohem ta gjykoj nga ana juridike. Politikisht ishte joproduktiv, Berisha po bën hapa pas politikisht”, u shpreh analisti Hila.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit