Home Aktualitet Anëtarja e KP...

Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja paraqitet në GJKKO

65
0

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja është paraqitur këtë të hënë në GjKKO, për të zhvilluar një seancë paraprake.

Çiftja është në akuzë nga SPAK, për fshehje pasurie dhe falsifikim.

“Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit”, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.”

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0