Home Aktualitet Aplikimi për ...

Aplikimi për në universitete. Ja si do të zhvillohet procedura

9
0

Nga 29 korriku deri më 3 gusht maturantët do mund të aplikojnë për në universitete. Ata do mund të rendisin në portalin u Albania dhjetë degë e pëlqyera për të cilat plotësojnë kushtin e mesatares.

Kandidatët për studentë mund të mësojnë se në cilat degë janë shpallur fitues po përmes portalit u Albania. Listat shpallen me 27 gusht ndërsa kanë dy ditë kohë për t’u regjistruar në çdo fazë. Ndryshe nga vitet e shkuara ai do të zhvillohet me dy raunde. Raundi i parë do të vijojë të ketë shtatë faza 48 orëshe. Ndërsa i dyti do të zgjasë tre ditë.

Viti i ri akademik nis më dy tetor, me rreth 95% të studentëve të ulur në auditore. Ndërkohë kandidatët për studentë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në dy raundet e parë kanë dhe një mundësi të fundit. Ata mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e fakulteteve ku kanë mbetur vende të lira.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit