Home Bota Arabia Saudit...

Arabia Saudite kufizon Haxhin, lejon veç 60 mijë besimtarë

10
0

Besimtarët që nuk jetojnë në Arabinë Saudite, nuk do të munden të kryejnë ritualin e haxhit. Mbretëria do të lejojë vetëm 60.000 banorë të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit, i përkasin moshës nga 18 deri në 65 vjeç dhe nuk kanë sëmundje kronike.

Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres argumenton se është e rëndësishme të tregohet kujdes për shkak të varianteve të reja të koronavirusit në mënyrë që Haxhi i këtij viti të mos jetë një epiqendër për përhapjen e sëmundjes në Mbretëri ose në botën muslimane.

Përpara pandemisë, qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës janë vizituar nga më shumë se 2 milionë pelegrinë por vitin e kaluar u kufizua për vetëm 1 mijë besimtarë. Ai është një prej pesë shtyllave të fesë islame dhe detyrë që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë secili musliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit