Home Sporti Boterori i Katarit Arabia Saudit...

Arabia Saudite shkruan historinë, fitore spektakolare me përmbysje ndaj Argjentinës (VIDEO)

618
0

Argjentina shkakton surprizën e parë në Kupën e Botës në Katar. Arabia Saudite ka arritur të marrë një fitore historike 2-1 me përmbysje, një ndeshje që do të dhuronte pafund emocione.

Në minutën e 9-të, kombëtarja argjentinase fitoi penallti pas një faulli ndaj Paredes në zonë. Nga pika e bardhë Messi do të tregohej i saktë. Pleshti disa minuta më pas do të shënonte sërish, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Lautaro Martinez ndërkohë do të gjente dy herë rrjetën, por në të dy rastet ishte në pozicion të parregullt.

Arabia Saudite ndërkohe e nisi me një ritëm të frikshëm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për 5 minuta. Saleh Al Shehri shënoi fillimisht me një goditje të saktë me të majtën, ndërkohë që Salem Al Daësari përfiton nga rrëmuja në zonën e Argjentinës duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Argjentina e kishte shumë të vështirë që të reagonte, pasi Arabia zhvilloi një ndeshje fantastike duke luftuar për çdo top. Lionel Messi dhe Di Maria ishin tërësisht në hije. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit