Home Aktualitet Blendi Klosi:...

Blendi Klosi: Arben Ahmetaj drejt përjashtimit nga grupi parlamentar i PS

3
0

Sot në një konferencë shtypi Blendi Klosi në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të PS, tha se në muajin shtator grupi parlamentar i PS do të vendosë për përjashtimin e deputetit Arben Ahmetaj nga radhët e grupit parlamentar socialist. Ish-zv/kryeministrit Ahmetaj iu hoq imuniteti si deputet, por jo mandati i deputetit sepse mandati hiqet vetëm me vendim të formës së prerë të gjykatës ose kur jep vetë dorëheqje nga mandati.

I kërkuar nga SPAK për tu arrestuar për një serë veprash kriminale, sipas akuzës, deputeti Ahmetaj ndodhet në arrati. Prej pak ditësh ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për tu sjellë në Shqipëri.

Blendi Klosi la të nënkuptohej se në shtator ai do të përjashtohet nga grupi i PS. Por duket se historia e inceneratorëve akoma nuk ka përfunduar. Priten të tjera arrestime të bujshme.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit