Home Sporti Arbnor Muja: ...

Arbnor Muja: Ndihem si në shtëpi te Samsunspor, kemi tifozë të jashtëzakonshëm

29
0

“Fantazisti” i sulmit të Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja u transferua ditën e fundit të merkatos, në Turqi, te skuadra e Samsunspor, me këta të fundit, që derdhën plot 2 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” belg të Antëerp, për shërbimet e 25-vjeçarit.

“Ylli” nga Mitrovica bëri edhe debutimin e tij, që në sfidën e parë, me skuadrën e Samsunspor, ku gjithçka filloi mbarë, me anësorin e krahut të djathtë të fushës, që gjeti rrjetën, vetëm pas 20 minutave në fushën e blertë..

“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë dhe jam i lumtur që fituam. E kam ditur që një atmosferë e tillë na pret në stadium, pasi kemi tifozë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Samsunspor. Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë dhe kjo më bëri shumë të lumtur.

Kam shumë pak këtu, vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Shokët e skuadrës, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu. Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të përshtatesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, u shpreh sulmuesi nga Mitrovica.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit