Home KRYESORE Ardi Veliu me...

Ardi Veliu merr mbështetjen e zv/ambasadorit amerikan në Tiranë

225
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar me zv/ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith.

Zv/ambasadori Smith shoqërohej nga Karen Riley, shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit të Shërbimit Diplomatik në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Argron Zotria, nga zyra e sigurimit të Ambasadës.

“Veliu i uroi zv/ambasadorit, suksese në detyrë dhe e siguroi atë se bashkëpunimi mjaft i shkëlqyer i deritanishëm mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë do vijojë të forcohet akoma më tej në interes të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po kështu sipas deklaratës zyrtare, gjatë takimit prezantues, Drejtor Veliu njohu zv/ambasadorin Demian Smith, me rezultatet e arritura së fundmi nga strukturat e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe me operacionet e përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese amerikane, për të goditur e çmontuar grupet kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Smith përgëzoi Drejtor Veliun, për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe e siguroi atë se Policia e Shtetit do ta ketë përherë mbështetjen e SHBA-së në luftën e përbashkët në interes të të dy vendeve dhe më gjerë”, thuhet më tej.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit