Home ShowBiz Arian Çani ik...

Arian Çani ikën nga ”Tv Klan”, dhe vendin e zë Luana Vjollca

701
0

Shtatori do vijë me ndryshime në ekranet tona. Është programi që revolucionizoi median, por edhe kulturën. E kemi fjalën për ”Zonë e Lirë”, që mësohet se do të stacionohet në një televizion tjetër.

Pas më shumë se 10 vitesh në ekranin e TvKlan, Arian Çanin do ta shohim dy herë në javë duke moderuar ”Zonë e Lirë” në Abcnews.

Po kush do të zërë hapësirën e show-t të premten në TvKlan? Luana Vjollca, e cila javë më parë la të aludohej se do të pozicionohej në TvKlan, është ajo e cila ka zgjedhur këtë media për të moderuar formatin e saj më të ri.

Nuk dihen më shumë detaje ndaj na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar shtatori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit