Home Aktualitet ”Arm*pu...

”Arm*pushim në Gaza”, Dua Lipa: Nga përvoja ime në Kosovë, unë e di çfarë bën lufta

63
0

Diva e muzikës Pop, shqiptarja nga Kosova, Dua Lipa thotë se pavarësisht se është më “lehtë të jesh apolitike”, ajo ndihet e detyruar që të flasë për luftën Izrael-Hamas dhe të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar.

“Mendoj se nuk ka lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që kemi parë të ndodhë herë pas here”,-tha këngëtarja në një intervistë me Rolling Stone të publikuar të martën. “Ndihem sikur vetëm të jesh muzikante dhe të postosh për diçka nuk bën ndryshim të mjaftueshëm, por shpresoj se, të tregoni solidaritet, që është ndonjëherë gjithçka që ndjeni se mund të bëni, është e rëndësishme”, tha Lipa.

Ajo flet për luftën në Kosovë dhe tregon se e ndjen çfarë po përjetojnë njerëzit në Gaza. ”Unë ndjej për njerëzit që duhet të lënë shtëpinë e tyre. Nga përvoja ime e qenies në Kosovë dhe kuptimi i asaj që bën lufta, askush nuk dëshiron me të vërtetë të lërë shtëpinë e tyre. E bëjnë për mbrojtje, për të shpëtuar familjen e tyre, për të kujdesur për njerëzit përreth tyre, për një jetë më të mirë. Kështu që ndihem empatike me ta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit