Home Aktualitet Arrestimi i d...

Arrestimi i drejtorit të IT në Polici, Salianji: Rezultati i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS

270
0

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, duke u shprehur se ky është rezultati i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës.

Postimi i plotë

Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës!

Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së ShBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti! Ndërhyrja ka qënë me urdhër dhe për qellime qartësisht kriminale!

Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për tu përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cënon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdheruesit e ketij krimi.

Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhë krimineleve përfitues nga ky akt!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit