Home ShowBiz Arrestimi i E...

Arrestimi i Encës, gazetarja tregon sa gramë kana*bis kishte në ballkonin e shtëpisë

42
0

Këngëtarja e njohur Enca është vënë në pranga. Ajo akuzohet për kultivinim e lëndëve narkotike pas një kontrolli që është bërë në vilën e saj ku iu gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici, Enca tregon se i ka mbjellë për përdorim vetjak. Gazetarja Glidona Daci është shprehur se sipas llogarive, kanabisi i mbjellë në ballkonin e shtëpisë së Encës, mund të ketë qenë rreth 500 gramë.

”Lënda narkotike e gjetur në ballkonin e banesës së Encës është në fazën që cilësohet 3 mujorshe, pra në fazën e pjekjes dhe në momentin që është duke çelur, kanabisi, ka një aromë më të fortë. Për secilën nga rrënjët, aty mund të dalin nga 75 deri në 100 gramë për rrënjë. Gjysmë kilogramë kanabis shkon në 5 vazo. Enca nuk ka dhënë shpjegime ku e ka marrë farën. Enca ka thënë se kanabisin e ka për përdorim vetjak. Në momentet e para në polici, ka dhënë këtë lloj shpjegimesh dhe për të mëtejshme ka thënë që do t’i japë në një fazë të dytë të hetimit se çfarë do të ndodhë. Enca aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit, në Mine Peza në kryeqytet”,-tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit