Home Aktualitet Arrestimi i i...

Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, Vangjeli: Maja e shpatës! Rakipllari: Provë se SPAK e ka seriozisht

88
0

Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi u diskutua sonte në “Top Story”. Sipas drejtorit të informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, ndalimi i Berberit është një provë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po godet seriozisht korrupsionin.

“E rëndësishme është që goditje të tilla janë serioze, goditje mbi administratën. Një provë tjetër që SPAK e ka seriozisht me pjesën e korrupsionit”,-tha Rakipllari. Me ironi, analisti Arjan Curri përdori një shprehje popullore për Berberin, që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Zgjodhi të vidhte për një gjë kaq të vogël, sikurse është konsulenca fiktive. E thotë populli, nëse nuk di të fshehësh, mos vidh. Atë e kupton edhe një kalama kopshti”,-tha Curri

Analisti Lorenc Vangjeli, pretendoi se në Partinë Socialiste ka disa palë, që po denoncojnë njëra-tjetrën. ”Në PS, ka palë që janë më larg njëra-tjetrës, se sa vetë opozita. Kjo duhet të ishte tema kryesore, por ne vazhdojmë t’i biem të njëjtës daulle që është opozita. Ndërkohë, këtu kalon lumi i parave. Ky është një sinjal që vjen nga bunkeri i SPAK. Ka zbuluar që çmimet kanë 7-8 vite që nuk kanë ndryshuar. Metri katror i asfaltit në Itali shkon nga 4-5 euro, në Tiranë shkon nga 9-11 euro”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit