Home Aktualitet Arrestohen tr...

Arrestohen tre të rinj në Kukës, tentuan të vidhnin disa pajisje elektronike në një shkollë

98
0

3 tre rinj janë arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi tentuan të vidhnin disa pajisjeve elektronike. Në pranga kanë ranë shtetasit A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Të rinjtë u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës, derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit