Home Aktualitet Arrestohet ju...

Arrestohet juristja e Drejtorisë së Transportit Rrugor Elbasan

134
0

Një 30-vjeçare, punonjëse e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është arrestuar një ditë pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Juristja e këtij institucioni Iva Bodurri, në bashkëpunim me një 37-vjeçar të arrestuar dhe një person tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se falsifikoi kontratat për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin nga 27-vjeçari Th.B. dhe person në kërkim R.L.

Këtyre automjeteve ju kishin hequr GPS-in dhe ju ndryshuar pronësinë duke falsifikuar dokumentet.

Njoftimi i policise:

Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.

Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli një kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.

Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit