Home Sporti Arsenali e ni...

Arsenali e nis me një fitore të pastër ndaj C.Palace sezonin në Premier League (VIDEO)

119
0

Arsenali e nis me një fitore të pastër 2-0 ndaj Crystal Palace sezonin e ri në Premier League. Topçinjtë e Londrës zhvilluan një ndeshje të kujdesshme duke realizuar nga një gol për pjesë.

Martinelli zhbllokoi shifrat pas 20 minutash lojë, duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. Ekipi i Artetës më pas e ul ritmin, por në fraksionin  e dytë gjeti dhe golin e sigurisë.

5 minuta nga fundi, një krosim i Saka devijohet nga mbrojtësi Guehi dhe shkon në rrjetën e portës së tij. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit