Home Rajoni Asociacioni, ...

Asociacioni, Hoxhaj: Antidemokratike fshehja e draftit. Ish-ministri i Jashtëm kërkon transparencë

13
0

Kryeministri Albin Kurti deri më tani ende nuk e ka bërë publik draft-Asociacionin duke u arsyetuar se këtë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët. Deputeti i PDK, Enver Hoxhaj e quan antidemokratike që ky draft të mbahet fshehtë nga opinioni publik.

“Është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”.

Një draft së fundmi është publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me atë të BE-së duke thënë se e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.

Enver Hoxhaj heziton ta komentojë pa e parë parë versionin zyrtar. Pikërisht themelimi i asociacionit sipas palës serbe do të jetë temë kryesore e takimit të së enjtes në Bruksel.
Pala kosovare ka konfirmuar pjesëmarrjen duke mos komentuar temat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit