Home Rajoni Asociacioni, ...

Asociacioni, Konjufca: S’presim marrëveshje të shpejtë. Ekspertët propozuan një Republikë Serbe në Kosovë

64
0

Pa kaluar 12 orë nga prezantimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e këtij dokumenti.

Sipas Krasniqit pas prezantimit të draft-statutit në takimin e së martës në Bruksel, ky ekip tani edhe vetë është pa status. Tronditëse i ka konsideruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca qëndrimet e ekipit menaxhues të Asociacionit.

“Meqenëse atje i prezantoi interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra, po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme”, tha Konjufca. Nuk pret marrëveshje të shpejtë me Serbinë për këtë çështje.

Në Bruksel pala kosovare të martën mbrëma nuk është pajtuar me draft-statutin e prezantuar për Asociacionin, por pati pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit