Home Aktualitet Atentati në D...

Atentati në Don Bosko, daja dhe vëllai i viktimës: S’kemi konflikte

124
0

Policia ka marrë në pyetje Edmond Crrojn dhe Blerim Çelën që mbetën të plagosur në atentatin në Don Bosko, ku mbeti i vrarë Erion Çela.

Sipas Klan news të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë se kush janë autorët. Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit pasi ka dyshime se shkak për ngjarjen është një konflikt i mundshëm për drogë.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Mësohet se është kontrolluar makina e Crrojit dhe banesat e të plagosurve, por nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Nga ana tjetër janë kryer kontrolle në varreza makinash brenda dhe jashtë Tirane. Policia e Tiranës ka kërkuar që të kontrollohen makina të ngjashme me makinën e autorëve pasi ka dyshime se i kanë ndërruar targat dhe e kanë nxjerrë sërish në qarkullim.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:15 të mbrëmjes së martës, në një lokal në “Don Bosko”. Autorët me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima, Erion Çela dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit