Home Sporti Atletico fito...

Atletico fiton në transfertën ndaj Sevillas, vendosin Llorente dhe Morata (VIDEO)

38
0

Atletico Madrid rikthehet në rrugën e fitoreve në La Liga pas humbjes ndaj Realit. Skuadra e Simeones triumfoi pastër 2-0 në transfertën delikate ndaj Sevillas.

Lo Colchoneros zhvilluan një ndeshje të mirë duke e zhbllokuar në minutën e 29-të. Llorente lëshoi një të djathtë të hidhur në cepin e portës së portierit Bono, i cili nuk kishte mundësi reagimi.

Në pjesën e dytë, Alvaro Morata do të shënonte një super gol me një parabël të lehtë mbi portierin. Spanjolli po kalon një formë fantastike këtë sezon. Atletico nuk triumfonte në këtë fushë prej 4 vitesh, ndërkohë ngjitet në vendin e 5-të me 13 pikë pas 7 javësh. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit