Home Sporti Aubameyang: K...

Aubameyang: Kam folur me Brojën, e këshilloj kur stërvitemi para portës

62
0

Pierre Emerick Aubameyang ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen e klubit të tij të Chelsea në prag të sfidës ndaj Arsenal e cila do të luhet të dielën në orën 13:00. Sulmuesi nga Gaboni ka folur edhe për Armando Brojën kur është pyetur.

Një sulmues ndodhet në pozicionin tënd, Armando Broja, a ke patur momente ku ke biseduar me të dhe a e keni ndihmuar atë deri më tani?

“Po ne kemi folur disa herë bashkë dhe jam përpjekur t’i jap atij disa këshilla. I them gjithmonë atij kur stërvitemi përpara portës që të mendojë gjithmonë se kur të ndodhet në këtë situatë, sikur të jetë shansi i tij i vetëm gjatë një ndeshje dhe të përpiqet ta fiksojë këtë gjë.

Mendoj se kjo do ta ndihmojë atë sepse kjo është e gjitha që unë mund t’i mësoj sepse ai është shumë lojtar i mirë, ai është shumë i shpejtë, është i fortë fizikisht dhe sigurisht i duhet vetëm finalizimi dhe të jetë pozitiv përballë portës”, është shprehur sulmuesi i Chelsea-t.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit