Home Aktualitet Avokati i Pop...

Avokati i Popullit, PS pranon kandidaturat nga grupi ”Alibeaj”

511
0

Dy kandidaturat e grupit të Enkelejd Alibejat për avokat i Popullit, janë pranuar nga Partia Socialiste. Për Ledio Brahon dhe Dorian Gjomarkajn, kreu i grupitparlamentar të PS-së, Taulant Balla janë dy emra të pranueshëm për mazhorancën.

”Ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca. Unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme. Në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD kështu që shumë e afët në një prej seancave që do vijojnë”, tha Balla.

Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit