Home ShowBiz Babai i Oltës...

Babai i Oltës ishte kundër daljes së saj nga BBV

342
0

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

Ajo tregoi se si e ka pritur vendimin e Oltës për të dalë nga shtëpia.

“Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij.”

“Olta menjëherë pasi la spektaklin bëri intervistën dhe erdhi te shtëpia ime, kisha prindërit aty. Ata nuk dinin gjë që Olta do të dilte, unë e mora vesh një ditë para. Ata mendonin se kishte dalë dhe do të rikthehej sërish.

Biseda e parë më Oltën ishte që më pyeti nëse bëri mirë që mori atë vendim. I kanë munguar shumë pohimet dhe mohimet e mia.

I thash mjafton që ti të jesh rehat, ke qenë e vendosur dhe më mbrapa nuk pse e mendon. Kishte ditë që e mendonte, ishte shumë e vendosur dhe unë e miratova.

Nëna jonë e respektoi vendimin sepse shikon shumë anën familjare. I thonte nga ekrani që dil Olta sepse prioritet është djali.

Babai nuk ra dhe aq dakord, tha që ishte më mirë të shkonte deri në fund, ishte në një pikë të fuqishme të lojës, pra ishte paksa kundra daljes së Oltës.

Kur erdhi Olta në shtëpi, e kemi gdhirë deri në orët e para të mëngjesit. Më shumë ishim si dëgjues sepse Olta kishte nevojë të shprehej” tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit