Home POLITIKE ”Balkan...

”Balkan Barometër 2022”, Bregu: Pakënaqësia ndaj BE u rrit në një tjetër nivel zhgënjimi

89
0

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e ”Balkan Barometer 2022”, për perceptimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me një sërë fushash e temash. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha se meqenëse prezantimi i këtyre të dhënave përkoi një ditë pas Samitit të BE-së për Ballkanin, dëshironte të ndalej së pari pikërisht tek zhvillimet e atij Samiti.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor, dje pakënaqësia u rrit në një tjetër nivel zhgënjimi. Nuk pati hapje të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për mua, për disa kolegë të tjerë në këtë sallë, që kanë shpenzuar 20 vite të jetës së tyre, praktikisht gjithë jetën profesionale duke punuar për perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor. Edhe për partnerët nga Komisioni Europian që punojnë ditë-natë për këtë proces apo vendet anëtare që gjithashtu kanë qenë mbështetës të fortë të zgjerimit të BE -së me Ballkanin Perëndimor, dje ishte një ditë e veshtirë, e mbushur me frustrim jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por po aq dhe për Kosovën, pasi në konkluzionet e Samitit s’u përmend fare çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën”.

Të dhënat e dala nga Barometri

76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer.

60 % mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%.

74 % pranojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë për ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, përsëri dhe përsëri e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre.

67 % mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo.

66% e njerëzve e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 % e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit