Home Aktualitet Balla flet pë...

Balla flet për Kryemadhin: Në vend që të sqarojë kërcënon mediat

52
0

A ka lidhje Monika Kryemadhi me rusët? Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla thotë se deputetja në vend që të sqarojë, ajo kërcënon mediat.

“Prej sot në çdo lagje të qytetit Fier edhe anëtarët e Këshillit bashkiak të njihen me zgjedhësit e ti kërkojnë besimin. Këto zgjedhje nuk duket të jenë të vështira sa i përket ofertës që kanë para deputetët. Rezultati i 14 majit do të jetë 6 me 0 për Fierin sepse do i japim një përgjigje që i shkon për shtat Metës e Berishës. Socialistët mezi kanë pritur t’i kenë përballë të dy bashkë Berishën e Metën.

Këto ditë opinioni publik është njohur me një fakt që është maja e ajsbergut e një historie financimesh ruse për dyshen Berisha Meta dhe në vend që bashkëshortja e ish-presidentit, deputetja e Fierit të dalë e të sqarojë se nga vijnë këto pagesa dividentësh të të qënurit aksionerë në kompani me përfituesit e pushtetit të Putinit kërcënon se do të padisë mediat.

Gjëja e parë që duhet të bëje një politikan është të dalë para publikut e të sqarojë se si a mundësi që përfituesit e drejtpërdrejtë të Putinit financojnë deputeten e Fierit. Ne nuk do të heshtim, asgjë nuk është e rastësishme nga financimet e Rusisë për Saliun e Metën”,-tha Balla, gjatë një takimi në Fier.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit