Home Aktualitet Balla flet pë...

Balla flet për rritjen e pagës së deputetit: Mos bini pre e propagandës së poshtër

543
0

Rritje të rrogës do të ketë edhe për deputetët dhe ministrat. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët gjatë prononcimit nga Fieri, nëse i duket e ndershme rritja e pagave për qeveritarët, në një kohë kur nuk flitet ende për minimumin jetik. Balla tha se kjo është propagandë e personave të cilët nuk e kuptojë hierarkinë e pagave si në çdo vend të botës.

“E para mos bini pre e një propaganda populiste të poshtër, të individëve që nuk e kuptojnë hierarki e pagave është unike në çdo vend. Sa fuqi ka buxheti i shtetit për ta respektuar atë hierarki është diçka tjetër.

Është një hierarki që do mundësojë objektivin tone të rëndësishëm historik dhe sot e një vit do të jem këtu për të për të konfirmuar atë që kë thënë Rama për rrogë mesatare 950 euro, pastaj nëse do filloj me populizma pse ky kaq pse ai aq, logjika s’na çon asgjëkund.

Ligji i pagave në çdo vend të botës ka një hierarki e cila buron nga institucionet. Shqipëria është republikë parlamentare e pastër. Në Republikën federale Gjermane, nuk është Presidenti në krye të hirearkiës, por është presidenti i Bundestagut për të dhënë një mesazh që është kryetari i parlamentit ai që është drejtuesi më i lartë i shtetit. Nuk kam asnjë koment për këtë çështje’‘,-tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit