Home Aktualitet Balla thirrje...

Balla thirrje Bashës: Kërkojmë mocion me debat për progres-raportin, e bëjmë ne nëse hezitoni

69
0

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i’u drejtua kreut të PD-së, Lulzim Basha duke i thënë se nëse PD nuk ka mocion për progres-raportin e Komisionit Europian, atëherë do ta bëjë PS-ja.

“Ne do të kërkojmë mocion me debat për progres-raportin. Nëse nuk e bëni ju, bujrum ta bëjmë ne. Z. Basha, progres raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria.

Kurrë më parë nuk është thënë që Shqipëria ka vazhduar t konsolidojë të gjitha reformat që e çojnë drejt Bashkimit Europian, i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negocitat.

Të gjitha detyrat e lëna për reformën në drejtësi konsiderohen si të plotësuara nga Qeveria”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit