Home Aktualitet Ballkani i Il...

Ballkani i Ilir Dajës merr fitore historike në Conference League (VIDEO)

187
0

Ballkani i Ilir Dajës bën mrekullinë në Conference League, duke marrë një fitore spektakolare 4-3 në Turqi ndaj Sivasporit. Turqit kaluan në avantazh që në minutën  e parë me anë të Ulvestad.

Gjithsesi ekipi kosovar reagoi mjaft mirë me Thaqi-n që realizon në minutën 20 me një gjuajtje të papritur nga larg, ndërkohë që 11 minuta më vonë kosovarët kalojnë në avantazh falë një aksioni të bukur të finalizuar nga Potoku.

Në pjesën e dytë, Ballkani shënon golin e tretë në minutën 66, me një tjetër super gol të shënuar nga një aksion personal i Korenicës.

Turqit ngushtojnë fillimisht rezultatin me Jesiljurt (76’) dhe në minutën e parë shtesë gjejnë barazimin me anë të Jatabare.

Ballkani ka forcën në minutën 94 për të përmbysur gjithçka me një kundërsulm që gjen mbrojtjen turke të papërgatitur, ku realizon Krasniqi.

Me këtë fitore, Ballkani mban ende gjallë shpresat për kualifikim, duke u ngjitur ne kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë në grupin G.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit