Home Aktualitet Ballkani në B...

Ballkani në BE, Merkel: Asnjë vend nuk ka përmbushur kushtet

521
0

Kancelarja ende në detyrë e Gjermanisë Angela Merkel, refuzoi thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni.

Për të caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve. Zhbllokimi i negociatave të anëtarësimit nuk ndodhi as në samitin e përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Sllovenia si vend mikpritës i samitit kishte ofruar vitin 2030 si kohë e caktuar për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit