Home Aktualitet Paketa ushtar...

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

70
0

Ukraina do të nisë një kundërofensivë të re në vitin 2025, pasi është furnizuar me ndihma prej 61 miliardë dollarësh nga ushtria amerikane, ka njoftuar Jake Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Por, Sullivan tha se ai ende pret “përparime ruse” në fushën e betejës, pavarësisht paketës së re të SHBA-së.

Megjithatë, ndihma nga Uashingtoni thuhet ta rrisë kapacitetin e Kievit “për t’i rezistuar sulmeve ruse”.

Dhe duke vënë në dukje zhvillimin e luftës, Sullivan tha se Ukraina synon “të ecë përpara për ta rimarrë territorin”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij për një kundërofensivë të mundshme ukrainase thuhet se përfaqësojnë atë se çfarë do të ndodhë nëse presidenti amerikan, Joe Biden, fiton zgjedhjet në nëntor.
Kjo pasi çdo ofensivë e re varet nga financimet e Kongresit dhe miratimit të Shtëpisë së Bardhë, por edhe ndihmave nga aleatë të tjerë të Ukrainës.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas po shpresojnë se forcat e armatosura të vendit mund të jenë në gjendje të rikthejnë territore me një valë sulmesh vitin e ardhshëm, ndërsa luftimet vazhdojnë në linjat e frontit jugor dhe lindor ku Rusia synon infrastrukturën kryesore me dronë dhe raketa.

Bëhet e ditur se sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë shkaktuar dëme prej 1 miliard dollarësh që nga 22 marsi, ka njoftuar Ministri i Energjisë, German Galushchenko.

Ndërsa Ukraina po përgatitet për kundërsulme, zyrtarët e saj thanë se maji mund të jetë një nga muajt më të vështirë të luftës. /Telegrafi/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit