Home Aktualitet Balluku: Fash...

Balluku: Fasha 800 kWh nuk aplikohet as në dhjetor, kurseni energji

26
0

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjsisë, Belinda Balluku ka konfirmuar se edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha e energjisë prej 800 kWh.

“Pas një thirrje që kemi bërë në muajin shtator për shkak të situatës së vështirë dhe çmimeve të larta të importit, qytetarët i janë përgjigjur kësaj thirrje për të konsumuar më pak energji. Ne e kemi vlerësuar reagimin tuaj dhe pavarësisht se është vendosur një fashë nga ERE e cila mund të futej në funksion kur ne të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. Puna ka dhënë rezultat. Megjithatë duhet thënë që kursimi muajt shtator tetor ka qenë i konsiderueshëm dhe na ka dhënë një dorë për të kaluar një situatë të tillë. Dua të kërkoj edhe njëherë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, familjari, biznesi të vogël, që të vazhdojmë të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kWh”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit