Home Aktualitet Banka Botëror...

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie

24
0

Banka Botërore ka analizuar se politikat e asistencës sociale përgjatë viteve nuk kanë funksionuar.

Sipas organit ndërkombëtar, varfëria në Shqipëri vijon të mbetet krahasimisht e lartë në raport me rajonin në nivelin 29.3%, sipas rivlerësimit të vitit 2022.

Sipas raporti varfëria është ulur ndjeshëm në vitet 2016-2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia sollën ndalimin e progresin. Gjithashtu raporti thekson se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, duke mos u reflektuar në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël.

Ndërkohë një tjetër indikator që Banka Botërore vlerëson në analizë është varfëria relative, që sipas saj është krahasimisht më mire se vendet e tjera të rajonit, por më lart se mesatarja e BE.

Ndërkohë modernizimi i sistemit të asistencës sociale duke e bërë me sistem pikëzimi ka sjellë ndikime pozitive në zbutjen e varfërisë. Ky është një projekt i financuar nga Banka Botërore dhe që u zgjat deri në fund të 2022-it.

Banka Botërore ka vlerësuar se ekonomia jonë do të ketë një rritje të ngadaltë gjatë këtij viti, pas stimulit të fortë të rimëkëmbjes që pati në vitet e kaluara, ndërsa në parashikimet afatmesme gjykon se vendi ynë do ketë përkeqësim të shkallës së varfërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit