Home ShowBiz Banorët nuk p...

Banorët nuk pyesin për rregullat, Vëllai i Madh i dënon. I dërgon Zarf brenda në Big Brother

3322
0

Yjet e ”Big Brother Albania Vip 3” vijojnë që të thyejnë rregullat, duke përdorur ushqimet për lojën e tyre, edhe pse janë dënuar për këto veprime, sërish i bëjnë dhe nuk po tregojnë asnjë fije respekti për audiencën e madhe që i ndjek dhe për vetë lojën.

Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e shtëpisë. I lexuar nga Juli, në brendësi të tij flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

Për këtë arsye Vëllai i Madh ka dënuar banorët. Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer në shtëpi dhe në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit