Home Sporti Barca dhe Cit...

Barca dhe City magji mes golave, Lazio merr një pikë në frymën e fundit

22
0

Magjia dhe spektakli i Champions League u rikthye mbrëmjen e të martës me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Vëmendja ishte tek grupi i ferrit . Paris Saint Germain ia doli të mposht 2-0 Dortmundin dhe të siguronte 3 pikët e para.

Pavarësisht dominimit absolut të francezëve në pjesën e parë, rrjetat nuk u prekën. Me fillimin e fraksionit të dytë, ishte Kylian Mbappe që finalizoi saktë dhe kaloi Parisin në avantazh. Vetëm pak më vonë kampionët e Francës dyfishuan shifrat ndërsa gjermanët e kishin të vështirë të reagonin. Madje Parisi kishte dhe të tjera mundësi për të thelluar edhe më shumë shifrat, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Më herët Milani u ndal në një barazim pa gola ndaj Neëcastle në San Siro. Disfata e thellë në derbi ka lënë me pasoja kuqezinjtë që u panë shumë të lodhur fizikisht. Leao kishte shansin më të mirë për të kaluar në avantazh, por goditja e tij shkoi jashtë katërkëndëshit. Lajmi i keq për trajnerit Pioli është dhe dëmtimi i dy prej titullarëve kryesor si Loftus Cheek apo portierit Maignan , të dy u larguan nga fusha të lënduar.

Ndeshje e bukur ishte dhe ajo mes Lazios dhe Atletiko Madrid në Olimpico. Kryeqytetasit arritën të merrnin një pikë nga kjo sfidë vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë kur portieri Provedel goditi me kokë dhe shpërtheu festën në stadium.

Ndërkohë Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj belgëve të Antwerp, të cilët nuk mundën t’i bënin ballë furisë blaugrana. Shqiptari Arbnor Muja luajti që nga minuta e parë në këtë takim, por pa mundur të lerë shenjë.

Kampionët në fuqi të Manchester City bënë detyrën ndaj Crvena Zvezdës teksa fituan 3-1 me përmbysje. Një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga ç’pritej për anglezët që u ndëshkuan që në fillim megjithatë dhe reagimi erdhi shpejt. Alvarez dy herë dhe Rodri i siguruan 3 pikë me vlerë skuadrës së Guardioolës që edhe këtë sezon mbetet pretendenti kryesor për të fituar trofeun e Champions League.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit