Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton Championsin e futsallës, trofeun ua dorëzon presidenti Duka (VIDEO)

150
0

Barcelona mposhti 4-0 Sportingun e Lisbonës në finalen e Champions League të futsallës në Riga të Letonisë, duke fituar trofeun prestigjioz për herë të katërt në histori.

Dy pjesë loje nga 20 minuta dhe 15 minuta pushim mes pjesëve, teksa në ceremoninë e festës mori pjesë edhe Armand Duka, kreu i futbollit shqiptar.

Skuadra katalanase dominoi totalisht derbin iberik dhe triumfoi me “poker” falë golave të Lozanos, Pitos, Ferrao dhe Didac, ndeshje që u ndoq nga 8442 tifozë

Një hakmarrje kjo e skuadrës spanjolle, që sezonin e kaluar humbi 4-3 finalen ndaj Sportingut që u luajt në Zadar të Kroacisë.

Kapiteni i Barcelonës mori trofeun nga Armand Duka, një nga 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ishte zgjedhur të dorëzonte kupën tek ekipi fitues.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit