Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton me vuajtje ndaj Valencias, shkon +10 nga Reali (VIDEO)

85
0

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga dhe tashmë shkon në +10 pikë nga Reali ndjekës. Skuadra katalanase mori një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Valencias.

Në “Cmp Nou”, katalanët e nisën vrullshëm dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 15-të me anë të brazilianit Raphinha, i cili shfrytëzoi një pasim të Busquets.

Gjithçka po shkonte mirë për katalanët, që në minutën e 55-të patën rastin të dyfishojnë, por Ferran Torres shpërdoroi penalltinë, duke goditur shtyllën.

Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen, mendoi Araujo, që bëri një faull si lojtar i fundit në të 59-ën dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijtë me 10 futbollistë.

Gjithsesi të besuarit e Xavit ia dolën të rezistojnë edhe me një lojtar më pak, duke u rikthyer te fitorja, që i çon përkohësisht në kuotën e 62 pikëve, 10 më shumë se Reali i Madridit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit