Home Sporti Barcelona i n...

Barcelona i nxjerr në shitje të gjithë sulmuesit në verë

129
0

Gazeta “Sport” në Spanjë ka bërë një analizë të situatës së Barcelonës, ku pritet të ketë largime të shumta në verë. Lamtumira e Ousmane Dembele duket e pashmangshme, por largimi me kosto zero është një goditje e parë. Blaugranët ndërkohë kanë një repart me 7 sulmues.

Luuk de Jong, edhe pse ka bërë paraqitje të mira, nuk ka karakteristikat që kërkon Xavi. Holandezi është në huazim nga Sevilla deri në qershor dhe nuk do të blihet. Për të njëjtën arsye, Martin Braithwaite, një tjetër lojtar, karakteristikat e të cilit bien ndesh me filozofinë e lojës së trajnerit, do të sakrifikohet. Në fund është Memphis Depay.

I mbërritur në verë si lojtar i lirë, ish-lojtari i Lyonit e nisi mjaft mirë sezonin duke shënuar gola të rëndësishme, por dëmtimi në mes të dhjetorit e kushtëzoi jo pak situatën e tij. Në vitin 2022, ai ka luajtur vetëm 71 minuta mes kampionatit dhe Superkupës së Spanjës, para se të ndalej sërish nga dëmtimi. Për shkak të skadimit të kontratës në vitin 2022, edhe ai pritet që të largohet. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit