Home POLITIKE Bardhi i dërg...

Bardhi i dërgon letër grupit tjetër, tregon përgjigjen e Berishës

1098
0

Deputeti i PD-së dhe i mandatuari nga grupi Alibeaj për të gjetur bashkëpunim me grupin tjetër në parti, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se i ka dërguar një propozim me shkrim grupit të Berishës, mirëpo ka marrë mbrapsht një përgjigje përfundimtare ku PD-ja e udhëhequr nga ish-kryeministri i kërkon që të njohin statutin e 11 Dhjetorit.

“Unë kam bërë propozimin tim dhe kam marrë një përgjigje që nuk është propozim. Të thuash ti ke të drejtë të më thuash mua që do marrësh pjesë në primare, ky nuk është bashkëpunim. Rregullat janë caktuar dhe varet sa ndikim ke dhe kontroll në këtë proces.

Unë kam bërë një propozim me shkrim dhe kam marrë një përgjigje përfundimtare nga ata që ata kanë një statut dhe ne duhet të njohim statut. Ky nuk është bashkëpunim, kjo nuk është përgjigje.

Të jem i siqertë këtë deklaratë kam ndjekur ka konfirmuar këtë që unë po them që ata kanë një statut dhe nuk lëvizin nga statuti. Peshorja ka anuar nga statuti, ndërkohë në të gjitha bisedimet që kam biseduar nuk ka ndikuar në statutin që njoh unë dhe gjyakta, por nga mundësia e demokratëve për të mundur Edi Ramën”- thotë deputeti Bardhi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit